Muzike

Vjena do të presë festivalin europian 2026, me logon e re…

Nga Gazeta “SI”- Kryeqyteti austriak, Vjena, do të jetë mikpritësi i edicionit të ardhshëm të “Eurovisionit”, njoftoi webfaqja zyrtare e Festivalit Evropian të Këngës. Transmetuesi ORF dhe rrjeti EBU kanë zgjedhur qytetin për konkursin e këngëve më të mira europiane që do të mbahet në maj të vitit 2026.

Vjena do të presë “Eurovisionin” për herë të tretë, pas viteve 1967 dhe 2015. Finalja e madhe do të zhvillohet më 16 maj në sallën “Wiener”, ndërsa gjysmëfinalet janë planifikuar më 12 dhe 14 maj. Vetëm Dublini, Londra dhe Luksemburgu kanë organizuar më shumë edicione të këtij festivali.

J.J fitues i Eurovision 2025

Përveç Vjenës, në garë për të organizuar festivalin e uropian ishin edhe qytetet Graz, Innsbruck dhe Oberwart.

Eurosongu  prezanton logon e re

EBU prezantoi një logo dhe identitet krejt të ri vizual për “Eurovision 2026”, për të festuar edicionin e 70-të të konkursit. Logoja ruan zemrën e njohur që ngjall nostalgji tek fansat, ndërsa fjalët “Konkursi i Këngës” janë bërë më të mëdha, duke i dhënë markës një fokus më të qartë tek vetë konkursi. Skajet e fontit janë zbutur, duke i dhënë një pamje më moderne.

Së shpejti do të publikohet edhe fonti i ri i Eurovisionit, ‘Singing Sans’, si dhe identiteti vizual i plotë i edicionit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë