Gazeta Si – Tetë persona janë arrestuar në Maliq pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Erald Xhejo nga një bashkëmoshatar i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg.
Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai i tij E.G., dhe xhaxhai i tij R.G., 4 të mitur, si dhe një 34-vjeçar, Flori Çela.
Policia thotë se babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit kanë fshehur thikën me të cilën kreu krimin. Pas kryerjes së krimit, 14-vjeçari ka tentuar që të largohet me një automjet bashkë me 34-vjeçarin që ka qenë i pranishëm gjatë konflikti. Ndaj të miturit rëndon akuza e “Vrasjes me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, që 4 të miturit e tjerë, cilët kanë qenë gjithashtu të pranishëm gjatë konfliktit, kanë tentuar që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Ndaj babait dhe xhaxhait rëndon vepra penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, 34-vjeçari akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa 4 të miturit për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Vrasja ndodhi brenda një lokali ku dy të miturit kishin shkuar të “sqaroheshin” pas sherreve banale në rrjetet sociale.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm dje, i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon”, që çoi në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.
Në momentin që kanë qenë duke folur, autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejon duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Detajet e publikuara më pas nga të dhënat e siguruara nga postimet e tij nëpër rrjetet sociale, treguan se autori vazhdimisht bënte postime kërcënuese nëpër rrjete sociale ndaj viktimës duke mbajtur edhe armë të ftohta nëpër fotot e publikuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



