Drejtësia

Trafik armësh e municionesh nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale

Kreu i një organizate kriminale të trafikut të armëve mes Shqipërisë dhe Italisë është arrestuar nga Policia në Lezhë ditën e sotme, në bashkëpunim edhe me Guardia di Financën dhe zyrën e ekspertit në Ambasadën Italiane në Tiranë.

30-vjeçari Françesk Mecaj, nga Malësia e Madhe, me precedentë penalë të theksuar në Milano të Italisë është i dënuar dy herë si kreu i grupit në Lecco për armë dhe trafik droge.

Në pranga ranë edhe dy persona të tjerë, drejtues të mikrobusit për transport udhëtarësh Shqipëri-Itali, në bagazhet e të cilit u gjet armatimi. Ai akuzohet se kishte dërguar 5 armë zjarri dhe municion drejt vendit fqinj.

Sekuestrohen 5 armë zjarri automatike të tipit kallashnikov; qindra fishekë luftarakë dhe 4 krehra fishekësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë