Drejtësia

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet në Orikum Flodian Plaku

Nga Gazeta ‘Si’- Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës.

Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Flodian Plaku, i njohur ndryshe si “Pole Qorri”, rezulton dhe si “koka” e një bande të trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Ai është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Brindizi dhe droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Pulia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firences.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë