Gazeta Si – SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal, anëtarët e të cilit rezultojnë të dënuar në Belgjikë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për 9 pasuri të paluajtshme, 1 subjekt tregtar (Guard Security), 3 makina, 3 motorë, 77 mijë euro, mbi 2 milionë lekë, mbi 1 mijë paund, 52 ora dore të markave të ndryshme, mbi 35 bizhuteri, 32 monedha ari, 15 pajisje elektronike, 2 laptopë, 5 iPad dhe 8 kamera.
“Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuadër të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kërkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge. Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë”, njoftoi SPAK.
Sipas prokurorisë së Posaçme, pasuritë janë sekuestruar në kuadër të një hetimi pasuror të nisur në vitin 2024 ndaj D.D., dhe pesë familjarëve të tij. Ata rezultojnë të dënuar në Belgjikë për vjedhje në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pasuri të sekuestruara:
Pasuri të paluajtshme: 9
Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)
Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)
Shuma monetare:
Euro: 77,360 €
Lekë: 2,055,000 lekë
Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52
Bizhuteri: Mbi 35 copë
Monedha ari: 32
Pajisje elektronike: 15
Laptopë: 2
iPad: 5
Kamera/aparate fotografike: 8
Orët e shtrenjta, bizhuteritë, monedhat e arit dhe automjetet janë sekuestruar më herët me kërkesë të autoriteteve belge.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



