Nga Gazeta Si- Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço një ditë më parë në Pogradec është rrëfyer në polici për krimin. Fillimisht ai nuk e ka pranuar se e ka vrarë, duke thënë se vinte nga një familje e mirë dhe nuk mund të ishte vrasës.
Ai thotë se e dashuronte 52-vjeçaren, me të cilën ishte e lidhur prej 3 vitesh, dhe nuk i bënte përshtypje diferenca në moshë, sepse i bashkonte dashuria. Por ai thotë se kohët e fundit viktima e rrihte dhe se ajo e përdorte.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja”, ka thënë 31-vjeçari në polici.
Ai e ka mohuar fillimisht krimin, duke dhënë edhe justifikime për hedhjen e rrobave në koshin e mbeturinave.
“Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos në apartament ishte therur ndonjë pulë, sepse bashkëjetuesja ishte e fiksuar pas pastërtisë”.
Autori pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në Korçë dhe kur u kthye në Pogradec mësoi se partnerja kishte vdekur.
Pas 7 orësh pyetje ku u ballafaqua dhe me provat që ka në dorë policia, ai pranoi disa episode, por jo vrasjen.
Pas ballafaqimit me pamjet filmike, dëmtimet qe dhe autori ka marrë gjatë përleshjes dhe eksperimentin hetimor të kryer në vendngjarje, 31 vjeçari u thye duke shprehur pendesë dhe pranoi autorësinë e vrasjes para grupit hetimor.
Sipas tij, 52 vjeçarja ishte e alkoolizuar dhe se kohët e fundit ishte bërë agresive dhe e dhunonte. Edhe vetë autorit të ngjarjes do t’i kryhet një vlerësim psikologjik.
Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, por më pas i riu ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë 52-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.
Pasi i vuri zjarrin banesës, i riu është larguar rreth orës 05:00 të mëngjesit të 28 korrikut.
Sakaq, edhe nëna e 31-vjeçarit është shprehur jashtë kamerave se djali i saj nuk ishte i dhunshëm dhe se viktima me të cilën djali i saj bashkëjetonte kishte edhe lidhje të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



