Nga Gazeta ‘SI’- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar këtë të premte, më 25 korrik, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka kaluar për gjykim në themel dosjen “Buka” ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre“, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik në vlerën e 7 miliardë lekëve në procesin e privatizimit të fabrikës së bukës. Ndërkohë, dosja për biznesmenin Lirim Fezollari dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Financave është ndarë dhe vetëm Ahmetaj është dërguar për gjykim. Vendimi është përfundimtar dhe nuk lejohet ankimimi.
Në fillim të korrikut, SPAK dorëzoi dokumente të reja në Gjykatë lidhur me hetimet ndaj ish-ministrit Ahmetaj për çështjen e njohur si dosja “Buka”, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre në procesin e privatizimit të fabrikës së bukës. Ahmetaj, përmes avokatëve të tij, kundërshtoi akuzat dhe kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka shkelje penale dhe as dëm ndaj shtetit.
Sjellim ndërmend se ish-ministri Ahmetaj është gjithashtu nën hetim për një tjetër çështje të lidhur me inceneratorët, ndërkohë që ndodhet në kërkim, i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



