Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i dënuar me 3 vite burg në mars të këtij viti, për “shpërdorim detyre” dhe “mosdeklarim pasurie”. Sipas vendimit të togave të zeza, Goro përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2 vite e 20 ditë heqje lirie.
Ish-kryebashkiaku akuzohet për dhënien e paligjshme të një leje ndërtimi në zonën e Jalës, duke favorizuar persona të caktuar në kundërshtim me ligjin. Për këtë çështje, u shpallën fajtorë edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.
Po ashtu, SPAK ka kërkuar 2 vite burg ndaj tij, për një tjetër procedim penal, për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.
Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim me ish-drejtorin e Tokës dhe Menaxhimit të Pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha, gjithashtu i pandehur në këtë dosje. Për Strakoshën, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg (me gjykim të shkurtuar 1 vit).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



