Drejtësia

Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, 2 të arrestuar, 12 në hetim

Nga Gazeta Si- Policia ka arrestuar administratorin dhe stomatologun e një klinike dentare pasi jepnin shërbime me preparate të skaduara.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 12 punonjës në klinikë.

Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e klinikës me administrator E. Z., që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, policia gjeti dhe sekuestroi një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë administratori E. Z., 40 vjeç, dhe K. M., 26 vjeç, të dy stomatologë në klinikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë