Drejtësia

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi e qindra pemë ulliri, arrestohet 41-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një 41-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ndezur një zjarr që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në lagjen e Shimve, në Rrogozhinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimësi dhe pemëtari.

Sipas policisë, zjarri fillimisht është ndezur nga I. R., i cili, gjatë pastrimit të oborrit të një banese, kishte djegur mbeturina. Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh, përfshirë qindra pemë ulliri dhe pemë frutore.

Autori i dyshuar akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë