Drejtësia

Përfitonte kredi nga 1000-3400 euro me karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Një 21-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se falsifikonte karta identiteti dhe me ato aplikonte për kredi.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se S.M., falsifikonte karta identiteti, duke përdorur foton e tij dhe të dhëna të shtetasve të tjerë, dhe me to aplikonte dhe përfitonte kredi me vlera nga 1000 euro deri në 3400 euro.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar 9 raste të përfitimit të kredive.

Policia ka sekuestruar 1 automjet, karta identiteti të dyshuara të falsifikuara, 2 celularë dhe 20 karta SIM.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë