Nga Gazeta ‘Si’- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg.
Rekursi u shqyrtua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve me relatore Albana Boksi, ndërsa anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Kryebashkiaku i Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv, pastrim parash e fshehje të pasurie, dhe ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.
Prokuroria e Posaçme informoi gjykatën se gjatë këtyre dy muajve ka bërë 82 veprime hetimore ndaj Veliajt, të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



