Ngjarje

Kryebashkiaku i Elbasanit kërkon ndjesë për zjarrin në landfillin e mbetjeve: Flakët janë shuar, tymi do të zgjasë!

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoritetet vendase kanë konfirmuar se zjarri në fushën e grumbullimit të mbetejeve në Elbasan është shuar, por tymi do të zgjasë edhe disa ditë.

Zjarri, i cili kishte përfshirë si sipërfaqen ashtu edhe nënshtresat e mbetjeve, është shuar pas një operacioni që zgjati gjashtë ditë dhe shkakoi ndotje tejet të madhe në Elbasan.

E gjithë sipërfaqja e vendgrumbullimit të plehrave prej afërsisht 20.000 metër katror është mbuluar me mbi 35 mijë metër kub dhera.

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja duke këkuar ndjesë banorëve të qytetit e përshkruan si një nga operacionet më të vështira, përshkak të përzierjes së disa llojeve të ndryshme mbetjesh atje.

“Ka qenë një nga operacionet më të vështira të viteve të fundit, pasi kemi pasur të bëjmë me një zjarr mbytës në vetvete, me disa lloj komponentësh si plastika dhe shumë materiale të tjera. Është dashur të përdorim qindra kilogramë shkumë dhe tonelata inerte për të mbuluar zjarrin dhe për ta mbajtur të izoluar.

Ne mendojmë se e kemi vënë në kontroll. Është akoma vatra fillestare, e cila, siç shihet pas nesh, vazhdon dhe shfryn. Besoj se do të vazhdojë edhe dy ditë, por gjithçka është e izoluar. Ka vetëm gaz dhe avull, për shkak të ujit të tepërt që është hedhur në landfill.

Duam t’i bëjmë apel të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Elbasanit por të gjithë Shqipërisë, zjarret zakonisht vijnë ose nga pakujdesia, ose nga zjarrvënia e qëllimshme. Edhe një zjarr i vogël për nevoja bujqësore mund të sjellë një katastrofë.

Ndërkohë, dua të kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që është përhapur ditët e fundit. Kemi qenë në terren pa ndalim dhe do të qëndrojmë këtu deri në përfundimin e plotë të operacionit.” – shprehet Llatja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë