Ndërkohë, që protesta studentore, e cila vijoi për më shumë se dy javë rresht, u mbyll për shkak të festave dhe pushimeve të fundvitit, me premtimin për të vijuar sërish në janar, studentët kanë gjetur një mënyrë të veçantë për t’i dhënë sërish mesazh kryeministrit Rama.
Paraditen e sotme disa studentë shkuan para godinës së Kryeministrisë dhe kanë vendosur kartolina me kërkesat e tyre në bredhin para ndërtesës, si një “dhurate” për kreun e qeverisë.
Bëhet fjalë pikërisht për 8 kërkesat që studentët i kanë adresuar tashmë prej dy javësh kryeministrit dhe që kërkojnë me vendosmëri plotësimin e tyre, pavarësisht se Rama u ka lënë të hapur mundësinë e dialogut dhe disa prej tyre ka nisur t'i plotësojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.