Në një kohë që mazhoranca rrëzoi propozimin e opozitës për Vetting në politikë, Presidenti Meta ka përçuar mesazhin se procesi është i rëndësishëm.
Në një takim në Pogradec, Meta tha se “Vettingu është i domosdoshëm dhe duhet gjetur mënyra për realizimin e tij, në mënyrë që të kemi ndarje të qartë të politikës dhe aktiviteteve kriminale”.
Ndërsa sa i përket protestës së studentëve, edhe njëherë kreu i shtetit tha se duhet që kërkesat e tyre të marrin zgjidhje.
Meta komentoi edhe vendimin për dëbimin e ambasadorit Iranian në Shqipëri, për të cilin tha se është aprovues ndaj asaj që ndërmori ministria e Jashtme.
Meta pohoi mes të tjerash se reforma zgjedhore është e vonuar dhe bëri apel për marrëveshjen mes palëve politike, që rikthen besimin te zgjedhjet e lira dhe tek të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Ne inkurajojmë përgjegjshmërinë maksimale, sepse kjo bëhet për interesin e vendit dhe shpresojmë se interesat e politikës të mos cenojnë interesat e vendit, por të mundohen t’u përgjigjen atyre me përgjegjshmëri të plotë”, – shtoi kreu i shtetit shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




