Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e Kryeministrit Rama nga seanca plenare.
Ndërkohë, për ish-kryeministrin Berisha dhe kryedemokratin Basha u vendos vetëm tërheqje vëmendje.
Për Kryeministrin u kërkua përjashtim nga seanca ditën e djeshme pas incidenteve me deputetin demokrat Endri Hasa, që e goditi me vezë.
Ndërsa për Berishën dhe Bashën për situatat e krijuara në seancën e sotme.
Me 10 ditë u përjashtuan deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.
Kjo e sotmja ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




