Pas fjalorit që përdori nga foltorja e Kuvendit, ku i ktheu përgjigje akuzave të Taulant Ballës, kryetari i PD-së Lulzim Basha vjen me një mesazh ndjese.
Përmes një postimi në Twitter Basha duke ju drejtuar qytetarëve theksoi se të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, është niveli më i ulët i politikbërjes.
“Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit.Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.”, shkruan Basha.
Më herë Basha nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij Viktoria, që sipas Ballës tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.
“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mu*in, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. “- tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




