Dy kanadezë dhe 3 lojtarë nga Oklahoma City Thunder janë shpallur Lojtari më i Mirë në sezonin e rregullt në NBA. Shai Gilgeous-Alexander kryesoi 8 nga 11 klasifikimet në NBA dhe u bashkua me Steve Nash (kanadezi i parë MVP në NBA) që e fitoi këtë çmim dy sezone rradhazi, 2004-2005 dhe 2005-2006. Do të duhej të kalonin 19 sezone që një tjetër basketbollist nga Veriu i kontinentit amerikan, të dominonte një ndër sportet më të dashura në Tokën e Premtuar.

Gjithashtu Gilgeous-Alexander u bë një ndër 3 Thunder që shpallet më i miri. Më herët këtë çmim e fituan Kevin Durant në sezonin 2013-2014 dhe Russell Westbrook në sezonin 2016-2017. Oklahoma ka pasur gjithnjë skuadër të talentuar, por këtë herë është më pranë se asnjëherë titullit në NBA. Nga parketi në stol dhe nga Shai Gilgeous-Alexander te Rick Carlisle. Në drejtimin e Indiana Pacers, Carlisle fitoi Konferencën dhe po kërkon Finalen e madhe.

Indiana kryeson 3-2 ndaj Knicks dhe Carlisle u fut në top10 të trainerëve më të suksesshëm me 82 fitore. Klasifikim të cilin e kryeson me diferencë Phil Jackson i ndjekur nga Pat Riley dhe Greg Popovich. Ndërkohë NBA ka përzgjedhur Skuadrën më të Mirë në mbrojtje dhe rezervat e saj. Tek e para bie në sy Draymond Green (Golden State Warriors) dhe tek rezervat, veçohet Rudy Gobert (Minnesota Timberwolves).

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.