Kryeministri Edi Rama u takua me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe të Urbanistikës për të dialogur për plotësimin e 8 pikave duke e nisur gjithçka me tension. Studentët i kërkuan atij të mos fliste pa fund, pasi e kishin dëgjuar më parë atë, por t’i përgjigjej nëse do t’ plotësojë këto kërkesa apo jo.
Kur u fol për kërkesën e rritjes së buxhetit të arsimit me 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kryeministri deklaroi se kjo gjë e tillë nuk do të plotësohet dot.
“Është premtimi juaj elektoral keni thënë përse nuk e keni mbajtur”, iu drejtuar një student Ramës. “Sa i përket piks 5% të buxhetit ka qenë një angazhim i vitit 2013 dhe nuk e kemi realizuar dot për një mijë e arsye. Në vitin 2017 nuke kemi më këtë si program afatshkurtët, sepse është i parealizueshëm. Në vitin 2017 nuk e kemi në program se është një objektiv afatgjatë. Kjo nuk bëhet, kaq e thjeshtë është”, deklaroi Rama. Edhe përgjysmimi i tarifës për masterin, duket e parealizueshme. “Masteri, nuk ka në asnjë vend të botës që paguhet. Masteri është një nivel ekselence në studime dhe ne sidoqoftë edhe për Masterin do t’u kërkojmë taksapaguesve shqiptarë për të ata me ndihmë ekonomike, jo për të gjithë”, tha kryeministri por ofroi mundësinë që të përgjysmohen tarifat bachelor ” nga janari do të realizohet përgjysmimi”-tha Rama duke sqaruar se tarifa do të paguhet në bazë të notës mesatare. “Këtë vit do të paguajnë gjysmë tarife edhe ata me katra e me pesa, por kjo do të ndodhë vetëm këtë vit dhe ta harrojnë që vitin tjetër akademik, ata me katra e pesa nuk do ta paguajnë më këtë, nëse nuk duan të mësojnë është problem për ta”, theksoi kryeministri.
Studentët kanë kërkuar më tepër investime në ambientet në Fakultetin e tyre, pasi i cilësojnë studimet e tyre si kushte skandaloze.

Por takimi nuk ishte i qetë në çdo moment, një prej studenteve i ka nxjerrë mesazhet që ka shkëmbyer me Ramën, duke u shprehur se e ka ofenduar. Ajo ka bërë publik mesazhin, duke theksuar se po e sulmojnë dhe kërcënojnë familjarët. “Ju duhet ta kishin bërë debatit bashkë me studentët, jo veç e veç kukafshehti. “Ju nuk doni dialog, ju doni monolog me veten tuaj dhe nuk na blini dot siç keni blerë 100 apo 200 vetë freshistë. Nuk na ulni dot poshtë me këto kërcënime, siç po na thoni se do të na hiqni prindërit nga puna. Dialogu duhet të ishte bërë më të gjithë studentët, dhe jo veç e veç, e ju po luani kukamfeshti. Ne nuk rrijmë, ikim” u shpreh një prej grupeve pjesmarrëse në takim duke u larguar nga salla në të cilën mbetën disa studentë të tjerë dhe disa pedagogë.
Pjesë nga debati
Studenti :Jemi ndjerë të ofenduar kur na thatë ngelësa. Po sillemi si studentë të revoltuar, ne po ju bëjmë thirrje që të silleni si kryeministër i matur. Miinistrja e bëri publike që se kishte as 6 mesataren. Kur do ndodhin këto përmirësime. Vërtet që e thatë që do përgjysmohen tarifat. Po të masterit ku do ulen
Rama:E para punës njëherë, kur ju kam thënë juve të gjithëve ngelësa.
Studenti: E keni thënë në facebook, nuk e imagjinojmë Merkel të merret me Meme.
Rama : Si e imagjinon ti është e drejta jote e imagjinatës, mund të kesh një hapësirë imagjinatë më të gjerë. Nuk të jap llogari ty si të përdor Instagramin. Kam bërë një koment me ata që shkruajnë që është shprehje respekti dhe i kam bërë një pyetje, a je i gatshëm të paguash taksë për ngelësat. Kam folur për taksa për ngelësa se universiteti financohet në pjesën më të madhe nga shteti.
Studenti: Çfarë jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?
Rama: Çohu dhe ik. Unë i respektoj të gjithë ata që më shkruaj.
Studentja: Si ju duken juve shprehjet zhvatje me vetëdije?
Rama: Skandaloze.
Studentja: Keni thënë gjatë këtyre ditëve, është, më keni thanë mua mesazhe ja ti lecoj
Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që më respektojnë mua
Studentja: Nuk ke çfarë më shpjegon. E ke thënë troç dhe më ke marrë në telefon në ora 10:00 të natës dhe më keni dërguar mesazhe. Nuk na blini dot siç keni blerë 100 apo 200 freshista. Nuk na kërcënoni dot duke na thënë që do t’u heqim prindërit nga puna. Ju nuk doni dialog, por monolog. Ky nuk është dialog por i manipuluar. Dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët dhe jo veç e veç. Po luani atë lojën kukafshehthi, siç keni vepruar me Universitetin Bujqësor. Këtë keni bërë me të gjitha universitetet. Ju doni monolog ne po largohemi!

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




