Lojëra me Dore

Warriors-Wolves, për fronin e Perëndimit

Për vetëm të dytën herë prej titullit kampion në vitin 2022, Golden State Warriors u kualifikuan në ½ finalet e “Western Conference”. Dhe për Warriors nën udhëheqjen e Stephen Curry-t, kjo ngjan me një fitore pasi skuadra e ndërtuar këtë sezon është më e mira dhe ndoshta e fundit mundësi për Curry-n për të mbërritur në Finalen e Konferencës. Gjithçka ka të bëjë me ardhjen e Jimmy Butler i cili pasi kontribuoi në kualifikimin ndaj Rockets kthehet në skuadër pas 1 ndeshjeje mungesë për shkak dëmtimi.

Nga ana tjetër Minnesota Timberwolves po provon ende të çimentojë emrin si një forcë në Perëndim. E nisi diçka të tillë një sezon më parë kur mbërriti në Finalen e Konferencës dhe po tenton të kthehet sërish pasi eleminoi Lakers në raundin e parë. Të dyja skuadrat erdhën deri këtu pas një rruge të vështirë. Warriors i mbijetuan raundit “Play-In” ndërsa Wolves evituan vetëm në fund “Play-In” duke u renditur në vendin e 6. Tani janë në kohën e duhur dhe kanë shancet ta dërgojnë sfidën në ndeshjen e 7.

Në 12 muajt e fundit, Edëards ja doli të “fshinte” Kevin Durant, Nikola Jokić, LeBron James dhe Luka Dončić nga “postseason”. Por a do t’ja dalë të bëjë të njëjtën gjë edhe me Steph Curry-n? Edwards është në kërkim të yllit të parë si imazh në NBA. Ai duket se është në moshën dhe fazën e duhur të karrierës për të hedhur hapin e madh. Draymond Green në mbrojtjen e Warriors nuk duket aq i shpejtë sa duhet. Jimmy Butler është i vetmi që mund të provojë të luajë në tabelë me Edwards, pasi në NBA nuk ka shumë lojtarë që mund ta ndalin atë.

Edwards po ecën në rrugën e të tjerë kampionëve në sezon individual — Në 2011 këtë e bëri Dirk Nowitzki ose në 2006 ishte Dwyane Wade. Deri në veprën e këtyre të fundit, për Edëards ka shumë rrugë dhe fillimisht Steph, vështirë se do të dorëzohet kaq lehtë.
Kalendari i sfidës Timberwolves vs. Warriors:
Ndeshja 1:
Warriors @ Timberwolves (7 Maj, 03:30)
Ndeshja 2: Warriors @ Timberwolves (9 Maj, 02:30)
Ndeshja 3: Timberwolves @ Warriors (11 Maj, 02:30)
Ndeshja 4: Timberwolves @ Warriors (13 Maj, 04:00)
Ndeshja 5: Warriors @ Timberwolves (15 Maj)*
Ndeshja 6: Timberwolves @ Warriors (19 Maj)*
Ndeshja 7: Warriors @ Timberwolves (21 Maj)*

* = nëse do të duhet të luhen


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë