Basketbolli shqiptar kurorëzon sërish Besëlidhjen, për të dytin sezon rradhazi. Titulli qëndron në Lezhë atje ku realiteti i më të mirëve konfirmohet dhe për këtë shërbyen 3 finalet ndaj Teutës ku durrsakët nuk ishin në gjëndje të fitonin asnjë sfidë. Ky ishte suksesi i 3 sezonal për “djemtë” e Afrim Bilalit të cilët më herët kishin siguruar edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Ajo cka ra në sy në finalet e titullit kampion ishte diferenca thellësisht e madhe mes lezhjanëve dhe durrsakëve. 64 pikë më shumë në ndeshjen e parë, 52 pikë më shumë në të dytën dhe 134-64 në finalen e 3 për një diferencë +70 si për të konsakruar titullin në qytetin e Lezhës. Lojtari më i mirë u shpall Vinsent Grazhdani ndërsa Besëlidhja dhe Afrim Bilali konfirmojnë punën e bërë deri tani.

Skuadrat kampione në basketbollin shqiptar
Partizani 33 tituj
Tirana 21
Vllaznia 9
Kamza Basket 6
Teuta 4
BESELIDHJA 2
Adelin Pogradec 1
Dinamo Tirana 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



