Katër qytete të reja do të presin ndeshjet e 3-ta Playoff në EuroLeague ku 3 skuadra udhëtuese shpresojnë të kompletojnë kualifikimin në “Final Four” ndërsa një nga vendaset të ruajë avantazhin e fushës.
29 Prill 2025
Paris Basketball vs. Fenerbahce Beko Istanbul
Në të parin playoff në shtëpi, “Paris Basketball” do të tentojë të shtyjë sezonin duke mundur “Fenerbahce Beko Istanbul”. Turqit vijnë pas avantazhit 2-0 duke realizuar 61 pikë në pjesën e parë të ndeshjes së dytë. Objektivi minimal i francezëve është të evitojnë qënien komode të Fenerbahce.

Real Madrid vs. Olympiacos Piraeus
Fituesit e sezonit të rregullt nga Pireu kanë nevojë për një fitore tjetër që të avancojnë në “Final Four” në dëm të kampionëve të sezonit 2023 nga Madridi. Gjigandët spanjollë shpresojnë të shfrytëzojnë ecurinë e shtëpisë, diametralisht e kundërt me shqetësimet që kanë hasur në transfertë. Megjithatë Olympiacos i mundi 86-96 në fillimin e vitit në shtëpi.

30 Prill 2025
FC Barcelona vs. AS Monaco
Katalanasit duhet të gjejnë zgjidhje në mbrojtje kundër Monaco në mënyrë që “Roca Team” të mos arrijë një fitore të pastër drejt “Final Four”. Miqtë e drejtuar nga Vassilis Spanoulis shënuan 97 dhe 92 pikë në dy ndeshjet e para me 7 lojtarë të ndryshëm në shifra dyfishe. Përqindjet e Monaco janë mbresëlënëse, 64.6% për dy pikë, 37% për tre ndërsa kanë një mesatare prej 24.5 asists dhe vetëm 8 aksione të humbur.

Anadolu Efes Istanbul vs. Panathinaikos AKTOR Athens
Turqit do të provojnë të ruajnë avantazhin që morën në Athinë të enjten e shkuar ndaj Panathinaikos që shkon për revanshin e menjëhershëm. Kampionët në fuqi hodhën tej një avantazh me Shifra dyfishe në ndeshjen e dytë, çka i lejoi Efes të shënonte 29 pikë në periodën e 4. Ndaj të gjelbrit e dinë se duhet të mbrohen mirë për të limituar influencën e talismanit vendas Shane Larkin që realizoi mesatarisht 18.5 pikë dhe 4.5 asists në dy ndeshjet e para.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.