Nga Gazeta Si- Pas konfirmimit të gripit të shpendëve në fillim të muajit mars, dy vatra të tjera janë konfirmuar që atëherë.
Njëri rast është konfirmuar disa ditë më vonë në një vatër të identifikuar si fermë oborri familjar me 30 krerë shpendë, në fshatin Kullë, Sukth ndërsa vatra tjetër është konfirmuar në një stabiliment mbarështimi dhe prodhimi shpendësh në Rashkull, Durrës ku janë konstatuar 1848 shpendë të ngordhur, duke vënë kështu në karantinë gjithë fermën.
Ndërkohë, vijon të jetë e ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e Njësive Administrative Sukth, Manëz, Katund i Ri, Maminas, Gjepalaj, Rashbull, Thumanë, Bubq, Prezë dhe Vorë.
Në fillim të marsit, Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastet me grip shpendësh në fermën ‘Rea’s’ në Rrashbull, duke mos dhënë të dhëna se sa shpendë kanë ngordhur dhe ende nuk ka të dhëna nëse pulat e ngordhura janë asgjësuar dhe ku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.