Motosport

Aston Martin nis shfrytëzimin e tunelit të ajrit

Pak orë nga starti i sezoni, Aston Martin njoftoi se po përdor tunelin e ajrit që ka ndërtuar në selinë angleze në “AMR Technology Campus” në Silverstone. Pak përpara fillimit të sesionit të parë të Provave të Lira në “Australian Grand Prix”, drejtuesit e skuadrës lajmëruan testimet e para në atë që konsiderohet një vepër arti në rrugëtimin drejt titullit kampion në F1. Ky tunel do të përdoret si support për zhvillimin e makinës “AMR25” pa lënë mënjanë sfidën e qënies gati për vitin 2026.

Në përfundim të sesionit të parë të Provave të Lira

Aston Martin po përgatitet për Epokën e rregullave të reja ku do të ketë në dispozicion një motor të r inga Honda që ka fituar një sërë titujsh me Red Bull në vitet e fundit. Njoftimi për hapjen e tunelit erdhi pak kohë pas mbërritjes së Adrian Newey-t që ka filluar të punojë prej 1 muaji në selinë e re. Ndërkohë në sesionin e parë dominoi Norris (Mclaren) duke lënë pas Sainz (Williams) dhe Leclerc (Ferrari). Piloti monegask vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë kur la pas rivalët e Mclaren, Piastri dhe Norris.

Në përfundim të sesionit të dyrë të Provave të Lira

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë