Motosport

Nga 2026, Formula 1 me 11 skuadra në pistë

Tani është zyrtare “Cadillac Formula 1 Team” mori aprovimin final për t’iu bashkuar sportit të shpejtësisë së pastër nga viti 2026. Ajo ka suportin e “TWG Motorsports” dhe “General Motors”. Njoftimin e dhanë “FIA” dhe “Formula One Management” sipas të cilave “Cadillac Formula 1 Team” plotësoi të gjitha kërkesat për të qënë skuadra e 11 nga viti i ardhshëm. Për Stefano Domenicali-n (President & CEO i Formula 1) ky është një demonstrim pozitiv shumë i rëndësishëm që tregon evolucionin e këtij sporti.

Videoclip-i prezantues i Cadillac

Ndërsa për Mohammed Ben Sulayem (President i FIA-s) ky njoftim shënon një moment transformimi pasi GM/Cadillac sjell energji të reja dhe nis një Epokë në F1. Prania e “Cadillac Formula 1 Team” në “paddock” do të inspirojë konkurencën dhe tifozët dhe hyrja e saj forcon misionin për shtyrjen e motorsportit në nivele më të larta. Dan Towriss (CEO i TWG Motorsports) vlerësoi bashkëpunimin me “GM” për një debutim të jashtëzakonshëm në Formula 1. Presidenti i “GM” Mark Reuss shprehu krenarinë e tij për pranimin e “Cadillac Formula 1 Team” në Formula 1 dhe tha se skuadra ka rritur ritmet e punës për të qënë gati në startin e sezonit 2026.

Selia dhe stafit i Cadillac në Silverstone, Angli

Në muajt e kaluar, emërime të rëndësishme u bënë në skuadër, përfshi ish Drejtorin Sportiv të Marussia-s, Graeme Lowdon si Team Principal dhe Russ O’Blenes në rolin e CEO të “TwG GM Performance Power Units”. Cadillac që ka fabrikat e saj në Fishers, Indiana; Charlotte, North Carolina; Warren, Michigan; dhe Silverstone, Angli ka punësuar një staf prej 200 inxhinerësh që punojnë për aerodinamikësn, shasinë, zhvillimin e pjesëve, programet kompjuterike dhe simulimet në dhomën e erës që nga dita e parë e prezantimit të kandidaturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë