Motosport

Evans dhe Neuville vendosin rekorde të reja në WRC

Etapa e 3 në botërorin e Rally-t do të zhvillohet në Kenia dhe orgaznizatorët kanë zyrtarizuar pilotët pjesëmarrës në 10 skuadrat përkatëse dhe 3 konstruktorët e tyre (Toyota, Huynday dhe Ford). Duke pritur mbërritjen në kontinentin e zi për etapën e vetme afrikane, dy pilotë veçohen më shumë se të tjerët, Elfyn Evans dhe Thierry Neuville. Britaniku Evans, që mori maksimumin e pikëve (35) në etapën e dytë në Suedi, shkon si fitues i 10 garave duke barazuar rekordin e patriotit Richard Burns.

Pilotët dhe skuadrat që do të garojnë këtë sezon në Kenia

Piloti i dytë në klasifikim pas garës së Suedisë është japonezi Takamoto Taksuta me 25 pikë dhe i treti belgu Neuville me 20 të tilla. Thierry Neuville u ngjit për të 70 herë në podium duke arritur në vendin e 5 të klasifikimit të përgjithshëm për kategorinë. Ai la pas binomin finlandez Miko Hirvonen/ Jari-Matti Latvala. Në vendin e parë për numrin më të madh të podiumeve në botërorin e Rallyt, është francezi Sébastien Loeb që garon part time për “M-Sport Ford World Rally Team”.

Përmbledhja e ditës së fundit në garën e Kenias, sezonin e kaluar

Një tjetër francez është në vendin e dytë, Sébastien Ogier që është ngjitur 106 herë në podium. Ogier piloton për skuadrën “Toyota Gazoo Racing Team”. Spanjolli Carlos Sainz ndjek me 97 podiume dhe aktualisht zotëron skuadrën “Sainz XE Team” në garat e makinave elektrike. 5 herë më shumë se Neuville është ngjitur në podium finlandezi Juha Hankkunen (75), një nga dy pilotët e vetëm që e ka fituar WRC me tre konstruktorë të ndryshëm (tjetri është Ogier).

Evans arrin Burns në kuotën e 10 fitoreve

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë