Nga Gazeta Si- Asociacioni i gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar mbi mbylljen e TikTok-ut nga qeveria shqiptare për një vit. Në një njoftim zyrtar për mediat ata shprehen se ky vendim është ekstrem dhe i pajustifikuar. Sipas tyre ky hap cënon të lirinë e shprehje së qytetarëve.
“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon vendimin e qeverisë shqiptare për të mbyllur rrjetin social TikTok, një hap ekstrem dhe i pajustifikuar që cënon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar”, shkruhet në deklaratë.
AGSH thotë se zgjidhja nuk mund të jetë mbyllja arbitrare e një platforme të tërë, por përmirësimi i politikave rregullatore dhe edukimi mbi përdorimin e sigurt të mediave sociale.
“Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm dhe e afron Shqipërinë me regjime autoritare që kufizojnë lirinë e fjalës përmes censurës digjitale. Mbyllja e një rrjeti social të përdorur gjerësisht nga qytetarët, bizneset dhe gazetarët dëmton rëndë pluralizmin mediatik dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm”, vijon më tej AGSH, duke shtuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për ta sfiduar këtë akt, fillimisht në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.