Motosport

Bell fitoi Atlanta-n, Blaney mori kryesimin e përgjithshëm

Christopher Bell ja doli vetëm në kohën shtesë të fitonte “Ambetter Health 400” në “Atlanta Motor Speedway” – të cilën e kryesoi zyrtarisht vetëm në xhiron e fundit të “NASCAR Cup Series”. Kjo ishte gara e dytë e sezonit që pati një tridhëmbësh në fundin e saj, dhe Bell triumfoi ndaj Carson Hocevar dhe kampionit të vitit 2021, Kyle Larson. 30 vjeçari arriti fitoren e 10 në karrierë dhe të parën në pista klasike si Atlanta, Daytona apo Talladega. Gjithashtu ai arriti fitoren e parë për “Joe Gibbs Racing” prej Qershorit të kaluar. Pavarësisht se për pak e humbi vendin e 3, Larson u shfaq i kënaqur në fund. Kjo pasi i mbijetoi kontaktit më Austin Cindric në bordin e “Team Penske Ford” vetëm 3 xhiro nga fundi. Vendi i dytë për Hocevar ishte rezultati më i mirë në karrierën e 22 vjeçarit që piloton një “Spire Motorsports Chevrolet”.

Klasifikimi i përgjithshëm pas dy garave të para në dy sezonet e fundit

Mirëpo sapo doli nga makina e tij, piloti nga Michigan u përball me Ross Chastain dhe ish kampionin Ryan Blaney në diskutime të ndara. Chastain nuk pranoi të fliste ndërsa Blaney konfirmoi sugjerimin që Hocevar të bënte kujdes me vendimet e marra në pistë. Me vendin e 4 gjatë fundjavës së kaluar, Blaney mori kryesimin e kampionatit me 12 pikë më shumë se fituesi në Daytona 500, William Byron. AJ Allmendinger në bordin e “Kaulig Racing” vendosi xhiron më të shpejtë të garës. Ricky Stenhouse Jr. që piloton një “Hyak Motorsports” u rendi në vendin e 5 i ndjekur nga Denny Hamlin që startoi në vendin e 25. “NASCAR Cup Series” bëhet gati për garën e parë të rrugës në “EchoPark Automotive Grand Prix” të dielën e ardhshme atje ku Byron do të provojë të mbrojtë fitoren në “Circuit of The Americas”.

Ja si e fitoi Christopher Bell garën e NASCAR në Atlanta

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë