Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar një ditë më parë në zonën e Vaut të Dejës në Shkodër, i cili dyshohet se është helmuar nga ilaçi kundër minjve.
Trupa hetuese ka orientuar shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Vau të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore.
Mësohet se Prokuroria po kryen hetime për neglizhencë në trajtimin mjekesor të bluzave të bardha. Gjithashtu, hetuesit do të verifikojnë edhe veprimet e prindërve.
Kujtojmë se 3-vjeçari ndërroi jetë në Shkodër, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën e e shtruar në QSUT.
Prindërit, sipas burimeve, kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Gjatë spërkatjes së magazinës ata kanë patur me vete edhe fëmijët, të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia bëri me dije se të premten (21 shkurt) dy fëmijët ishin dërguar në spital nga babai i tyre, me dyshime për viroza të stinë. Pas mjekimit ata ishin larguar në banesë.
Por për shkak se gjendja e tyre ishte rënduar, një ditë më vonë, babai i kishte dërguar sërish në spital, por fatkeqësisht 3-vjeçari kishte humbur jetën. Ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



