Një ceremoni madhështore u organizua për prezantimin në të njëjtën kohë të skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e 75 në Formula 1. Diçka që ndodhi për herë të parë pas prezantimeve të zakonshme që i lanë vend udhëtimit masiv në Londër. Më herët pilotët dhe makinat kryenin prezantime të ndara në selitë e tyre. Mirëpo a ishte diçka që mund të kthehet në traditë? Të lësh përgatitjet në mes dhe të fluturosh në ishull, duket diçka jo e volitshme. Jo vetëm për pilotët dhe makinat, por edhe për stafin që udhëtoi i gjithi për të qënë i pranishëm në ‘O2 Arena”.

Një tjetër fakt që nuk ka lënë shije të mirë është pagesa që cdo skuadër bëri për udhëtimin, kur ceremonia organizohej nga Formula 1, prej vitesh entitet privat që kërkon komisione të caktuara për të marrë pjesë. Mgjs biletat u shitën brenda 20 minutave nga prezantimi i eventit, skuadrat e vogla ju frikësuan lënies në hije nga simotrat kampione ndër vite. Sauber dhe Haas normalisht kanë pasur momentin e tyre në prezantimet e veçanta, ndërsa mbrëmë fokusi ishte tek skuadrat e mëdha (Mclaren, Ferrari, Red Bull).

Konferencat për shtyp nuk u zhvilluan të gjitha, të paktën jo me tërë stafin e parashikuar. Mclaren dhe Williams dërguan vetëm pilotët ndërsa Ferrari shtyu gjithçka për sot në Itali. Këtë aspekt e menaxhoi më mirë Red Bull, por që sërish u largua me shije të hidhur nga Londra. Christian Horner fillimisht dhe Max Verstappen pas tij u vërshëllyen nga të pranishmit. Edhe Londra si vendndodhje nuk ishte neutrale për të gjitha skuadrat. Duke pasur parasysh një sërë prej tyre që kanë selitë dhe fabrikat në Angli.

Një edicion i dytë, nëse do të organizohet mund të zgjedhë Shtetet e Bashkuara, si një terren më neutral apo dhe Amsterdami që u përmend nga një numër pilotësh. Ndërsa sa i përket vetë Formula 1 (si disiplinë), mbrëmja ishte një sukses. “O2 Arena” u mbush nga më shumë se 15 mijë të pranishëm. Ndërsa online u ndoq nga 4.6 milionë përdorues të rrjeteve sociale të cilët në një moment ranë deri në 1.1 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.