Rend dhe Ligj

Arrestohen dy policë, njëri rrahu qytetarin në Burrel. Efektivi në Berat bëri aksident i dehur në makinë

Gazeta Si – Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ndaluar 2 punonjës policie, një në Dibër dhe një në Berat.

Në një njoftim, thuhet se Avni Uka, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Dibër, dyshohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, punonjësi tjetër i policisë Sulltan Uka (vëllai i Avniut), patrullë pranë Komisariatit të Policisë Mat, është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Prishje e qetësisë publike” dhe “Vetëgjyqësi”.

Hetimet kanë zbuluar se dy efektivët, të cilët janë vëllezër, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me një shtetas në qytetin e Burrelit.

Përplasja, e nisur për motive të dobëta, ka degjeneruar në veprime të rrezikshme për shëndetin e të përfshirëve.

Ndërkohë, në Berat është arrestuar në flagrancë specialisti i Policisë së Shtetit V. D., i cili u përfshi në një aksident automobilistik dhe rezultoi pozitiv me 0.60 mg/l alkool në gjak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë