Formula 1 është sinonim i shpejtësisë, preçizionit dhe teknologjisë së fundit. Ndër dekada, skuadrat në F1 kanë evoluar, nga makinat me fuqi të lartë në njëvendëshe të sofistikuara që përveç kalimit të limiteve të shpejtësisë i kanë dhënë prioritet dhe sigurisë së pilotëve. Udhëtimi teknologjik është personifikuar me zhvillimet aerodinamike, materialet shkencore dhe elektronike. Gjithashtu ndër vite skuadrat kanë ndryshuar edhe emrat e tyre. Ndër to janë vetëm 4 që nuk kanë ndryshuar, ndërsa 6 të tjerat kanë kaluar në process riemërimi më shumë se një herë.

Tre skuadrat historike janë ato që nuk kanë ndryshuar emrin që nga dita e parë e rregjistrimit në aktivitet. Ferrari është ajo që ka marrë pjesë në kampionat që nga viti 1950. Mclaren u shfaq për të parën herë në vitin 1966 dhe Williams në vitin 1977. Këto skuadra vazhdojnë edhe sot të ruajnë të njëjtin emër. Ndërkohë skuadra e katërt është ndër më të voglat që marrin pjesë dhe jo rastësisht më e reja. Amerikania Haas që debutoi në vitin 2016, vazhdon ende dhe sot të garojë me të njëjtin emër.

Mercedes që fitoi gjithçka me Lewis Hamilton e filloi aventurën e saj në vitin 1978 kur quhej Tyrrell. Në vitet 1999-2005 u emërtua British American Racing për tu shndërruar në Honda Racing për 3 sezonet pasardhëse. Largimi i japonezëve krijoi Brawn Grand Prix që pas vetëm një sezoni në Formula 1 u konvertua në atë që sot njihet si Mercedes. Skuadra e 5 më e vjetër është ajo që sot njihet si Alpine. Debutoi në vitin 1981 si Toleman për tu shndërruar në Benetton F1 në vitet 1986-2001.

Renault pasoi në dy periudha 2002-2011 dhe 2016-2020. Katër vitet ndërmjet tyre, skuadra u quajt Lotus ndërsa nga viti 2021 ajo quhet Alpine F1. Në vitin 1985 do të debutonte Minardi që do të garonte me këtë emër deri në vitin 2005 përpara se të ndryshonte emër dhe pronësi në Toro Rosso. Skuadra e dytë e familjes Red Bull ka ndryshuar dy herë në dy vitet e fundit, Alpha Tauri në vitin 2023 dhe Racing Bulls në atë pasues.

Në vitin 1991 debutoi Jordan që më pas u shndërrua në Marussia, Spyker, Force India, Racing Point dhe në fund në atë që sot njihet si Aston Martin. Në vitin 1993 u shfaq për herë të parë Sauber, emër që skuadra e mbajti në dy periudha ndarë nga BMW. Alfa Romeo dhe aktualisht Kick Sauber do ti lënë vend Audi-t nga viti 2026. Skuadra më e re pas Haas është Stewart që debutoi në vitin 1997. Për tu shndërruar më pas në Jaguar dhe prej vitit 2005 në Red Bull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.