Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
E mitura nga Sukthi është dërguar nga familjarët me kriza në urgjencën pediatrike të spitalit dhe më pas në reanimacion, ku dhe nuk mundi të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se gjeti vdekjen nga një hemoragji cerebrale.
Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës.
Sipas burimeve paraprake, e mitura kishte lindur me probleme të enëve të gjakut. Ndërkohë ditën e sotme një hemoragji cerebrale i ka marre jetën.
Sakaq, policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 12-vjeçares.
“Janë pyetur mjekët dhe paraprakisht kemi të bëjmë me vdekje për shkak të hemorragjisë cerebrale në tru. Në spital kanë qenë dy gjyshërit, të cilët e kanë shoqëruar vajzën në spital. Nga kartela mjekësore rezulton se vajza ka patur gjakderdhje të vazhdueshme në kokë shumë agresive.
Do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet i kanë kaluar prokurorisë Durrës. Hetimi do të plotësohet me dëshminë e shkollës dhe të të afërmve të saj”, thonë burime nga Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




