Motosport

Ferrari ndryshon për vitin 2025

Në  më  pak se dy muaj nga starti i sezonit të ri, Ferrari prezanton disa nga ndryshimet madhore në  dizajnin e makinës me të  cilën do të përfaqësohet në vitin 2025. Gjithçka duke nisur nga konfigurimi i amortizatorëve të parë  që do të ndryshojë karahasuar me një vit më parë. Inxhinierët te “Scuderia Ferrari” vendosën të mos përdorin vendosjen tradicionale në favor të  zgjidhjes me shufra. 

Ndryshimet anësore në njëvendëshen e kuqe

McLaren dhe Red Bull po përdorin një sistem të tillë prej disa sezonesh. Së dyti, do të ndryshojnë formën e mbulesave anësore të cilat gjatë vitit 2025 do të jenë më të shkurtëra e si rrjedhojë do të ndryshojë edhe forma e dhomave të ajrit. Më herët, “Team Principal” Frederic Vasseur kishte deklaruar se makina e re do të përdorë vetëm 1% nga pjesët e SF-24.

Zhou Guanyu dhe Antonio Giovinazzi

Jo vetëm në sektorin teknik por edhe tek pilotët, “Scuderia” ka zyrtarizuar kthimin e Zhou Guanyu në familjen Ferrari. Piloti kinez që humbi vendin te Kick Sauber në përfundim të vitit 2024, i bashkohet italianit Antonio Giovinazzi si një nga pilotët rezervë! Zhou ka qënë për katër vite pjesë e “Scuderia Ferrari Driver Academy” nga 2015 në 2018. Ai do të ndajë  detyrat e pilotit rezervë me vendasin Giovinazzi (prej 3 vitesh në këtë  pozicion) për vitin 2025.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë