Ngjarje

Triologjia me emigrantët, anija italiane mbërrin në Shëngjin për t’i marrë mbrapsht

Nga Gazeta ‘SI’- Anija e Rojës Bregdetare Italiane ka mbërritur në Portin e Shëngjinit, për marrjen e 43 emigrantëve, të cilët po qëndrojnë në Kampin e Gjadrit prej ditës së martë. Ata pritet të sillen në Shëngjin dhe të nisen menjëherë drejt Italisë.

Gjykata e Apelit e Romës pezulloi vendimin për kthimin e 43 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti të dërguar në kampin e Gjadrit. Hera e tretë që kjo ndodh që kur janë hapur kampet në Shqipëri, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Europiane që do të shprehet përfundimisht për çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.

Edhe pse përballë kundërshtive të drejtësisë, politikës dhe votuesve, kryeministrja italiane Giorgia Meloni vazhdon të këmbëngulë në vazhdimin e marrëveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë