Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka bërë thirrje nga Durrësi që të gjithë të bashkohen të hënën me protestën e studentëve.
Kryemadhi u shpreh se studentët nuk pranojnë të negociojnë, sepse e dinë se shefi i qeverisë këto takime i konverton në para dhe në vende pune.
“Një nga kërkesat tona ishte që të gjithë anëtarët e LSI-së duhet të harrojnë që janë anëtarë të LSI dhe të bëhen prindër. Dëgjojmë studentët që thonë se nuk ka negociata, normal që nuk ka, sepse ata e dinë shumë smirë se Edi Rama e këmben dhe e konverton në para, leje ndërtimi apo edhe në Off-shore. Çdo negociatë është marrja e frymës për ta. Nuk ka si të negociojnë sepse në parlament i kishte kërkesat, por nuk mori mundimin t’i shfletojë. Erdhi si rezultat i ekonomive të shqiptarëve, erdhi si rezultat i përqendrimit të ekonomisë në duart e 5 njerëzve.
Të hënën të gjithë t’iu bashkoheni studentëve në Tiranë, pa flamuj partiakë, pa kartë anëtarësie, se ndryshe do të jenë shumë vonë për ta, për ne dhe për të gjithë Shqipërinë. Secili nga ju të këtë edhe dhjetë vetë me vete”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.