Gazeta Si – Dy inspektorë të Policisë së Elbasanit, janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.
Vendimi i marrë nga Gjykata e Elbasanit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore këtë të mërkurë.
Dy efektivët, janë Inspektor Nertil Xhemalaj, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe Inspektor Eraldi Koprencka, me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.
Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




