Marquez, Mir, Quartararo, Bagnaia dhe Martin rrisin prestigjin e një grupi të talentuar pilotësh që në total do të ketë 13 kampionë Bote në përbërje. Titulli i fundit që fitoi Jorge Martin në 2024 çon në një skenar special për sezonin e ri. Pas asaj çka bëri një vit më parë piloti i ri i Aprilia-s, 5 kampionë në MotoGP World iu bashkohen 17 rivalëve me rekorde të rëndësishme në pistë. Pasi shkroi historinë me Prima Pramac Racing, “Martinator” u bashkua në një listë luksi kampionësh që në rend kronologjik përfshin paraardhës si – Marc Marquez (2013, 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2019 me Honda-n), Joan Mir (2020 me Suzuki-n), Fabio Quartararo (2021 me Yamaha-n) dhe Pecco Bagnaia (2022 dhe 2023 me Ducati-n).

Me përjashtim të KTM që do të ketë katër pretendentë, cdo skuadër tjetër ka të paktën një kampion Bote në përbërje. Ducati do të prezantojë skuadrën e ëndërrave me Bagnaia-n dhe Marquez, ndërsa Martin do të debutojë pak më shpejt te Aprilia. Yamaha do të vazhdojë të mbështesë Quartararo-n ndërsa Honda mbetet e përkushtuar ndaj Mir. Pas pesë kampionëve të mësipërm, MotoGP në 2025 do të bazohet edhe tek 8 kampionë të tjerë në cilindrata më të vogla. Pas largimit të Augusto Fernandez që u bashkua me projektin e Yamaha-s – debutuesi Ai Ogura është kampioni i 13 në start. Japonezi që vjen si kampioni në fuqi në Moto2 gjen në MotoGP parardhësit e tij Johann Zarco (2015 dhe 2016), Franco Morbidelli (2017), Alex Marquez (2019), Enea Bastianini (2020) dhe Pedro Acosta (2023).

Pa harruar Bagnaia-n (2018) dhe Marc Marquez (2012). Numri #93 u shpall më herët kampion edhe në klasin më të ulët në 2010, ku Maverick Viñales (2013), Alex Marquez (2014) dhe Brad Binder (2016) kanë triumfuar gjithashtu. Ndërsa Mir (2017), Martin (2018) dhe Acosta (2021) kanë sukseset e tyre në Moto3. Pritshmëritë shtohen më shumë po të llogarisim edhe 9 talentet që mbeten dhe do të japin gjithcka për të zbritur “Martinator” nga froni i MotoGP në 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.