Rend dhe Ligj

Shpallet në kërkim edukatorja në Tiranë, keqtrajtoi një të mitur në kopsht

Një edukatore kopshti është shpallur në kërkim në Tiranë.

Babai i një të mituri, ka denoncuar në komisariatin nr.6 në Tiranë se djali i tij është keqtrajtuar në kopësht nga eduktatorja, R.G., 46 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë