Rend dhe Ligj

Dhunoi familjen Caca / Arrestohet Ariel Rraja, nipi tjetër i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Nga Gazeta Si- Policia ka arrestuar Ariel Rrajan, nipin e ish-deputetit Rrahman Rraja, pasi Gjykata e Tiranës i kishte vënë masën e ‘Arrestit në burg’.

Ariel Rraja, 24 vjeç ishte protagonist i një sherri në tetor 2024, në zonën e Niklës në Fushë-Krujë, teksa dhunoi djalin e familjes Caca, për një kanal uji.

Në sherr u përfshi edhe babai i të riut Caca, si dhe i ati i Arielit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë