Rend dhe Ligj

Arrestohet në flagrancë një polic dhe pezullohen nga detyra dy të tjerë

Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie si dhe ka pezulluar nga detyra dy punonjës të tjerë.

Në njoftimin e AMP bëhet e ditur se ka arrestuar në flagrancë , Inspektorin me iniciale S. K., punonjës i policisë kufitare në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht inspektor L. K., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë dhe Inspektor O. B., me detyrë Ndihmës Kontrollor në P.K.K. Kakavijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë