Lojëra me Dore

Finale e parakohshme në ‘Australian Open 2025’

10 herë kampioni në “Australian Open”, Novak Djokovic barazoi rekordin e 15 çerekfinaleve në “Australian Open” (vendosur nga Roger Federer) pasi eleminoi numrin 24, Jiri Lehecka. Fitorja e 98 e Djokovic në Melbourne e vë përballë numrit 3 Carlos Alcaraz në ¼ finalen e 61 për kampionin serb në “Grand Slam”. Ndërkohë Alcaraz e pati më të thjeshtë në raundin e 4 kur Jack Draper u detyrua të tërhiqej pas setit të dytë për shkak dëmtimi në shpinë.

Alcaraz dhe Djokovic do të ndeshen për të 8 herë në karrierë

Për sfidën e rradhës Djokovic niset besimplotë pas avantazhit 4-3 kundër Alcaraz pasi 37 vjeçari fitoi përballjen e fundit mes tyre, në Finalen e Lojërave Olimpike të Parisit, verën e shkuar. Ai gjithashtu ka fituar edhe përballjen e vetme në sipërfaqe të shpejtë në “Masters 1000” në Cincinnati gjatë verës së vitit 2023. Kjo ¼ finale në Melbourne është një tjetër rezultat pozitiv për partneritetin Djokovic-Murray. Skocezi që bën trainerin e serbit u mund prej tij në 4 nga 10 finalet e fituara prej Djokovic në “Melbourne Park”.

Sabalenka nuk tregon asnjë shenjë lodhjeje në Melbourne

Ndërsa numri 1 në klasifikimin e femrave, Aryna Sabalenka eleminoi në 2 sete Mirra Andreeva-n në atë që është fitorja e 18 rradhazi në turne. Prej vitit 2020 ajo është tenistja me numrin më të lartë të ¼ finaleve (10) në “Grand Slam”. Sabalenka e ka filluar sezonin me 9 fitore në 9 ndeshje ndërsa 18 fitoret rradhazi në “Melbourne Park” janë po aq sa Victoria Azarenka arriti në “Australian Open” gjatë kësaj dekade. Pasi nuk nuk humbi asnjë set në rrugën drejt fitores së titullit një vit më parë dhe humbjes së një seti të vetëm ndaj Elena Rybakina-s në Finalen e fituar të vitit 2023, Sabalenka arriti ¼ finalen e 9 rradhazi në “Grand Slam” në “Australian Open 2025”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë