Lojëra me Dore

Jokic kalon Bird, Wemby lë pas Lebron

48 orët e fundit kanë risjellë në vëmendje sezonin spektakolar që po kalojnë dy evropianë në NBA. Nikola Jokic (Denver Nuggets) dhe Victor Wembanyama (San Antonio Spurs) nuk ndalen së vendosuri rekorde të reja. Serbi që ka fituar një titull kampion dy sezone më parë dhe francezi që po provon të ringrerë Spurs po kalojnë një formë të jashtëzakonshme por në korsi të ndryshme.

Nikola Jokic dhe Larry Bird

Kështu Nikola Jokic u bë lojtari që kërkoi numrin më të ulët të ndeshjeve (709) për të shënuar 15000 apo më shumë pikë, për të marrë 7500 apo më shumë topa nga tabela (rebound) dhe për të shërbyer 5000 apo më shumë asist për shokët e skuadrës. Me këto shifra ai theu rekordin e mbajtur nga Larry Bird që i realizoi për 799 ndeshje. Gjithashtu Jokic u bashkua me Kareem Abdul-Jabbar si qendrat e vetme që kanë dhënë të paktën 5000 asist. 

Victor Wembanyama dhe Lebron James

Ndërkohë Victor Wembanyama shënoi 2300 pikët e para në NBA gjatë 102 ndeshjeve, 4 më pak se Lebron James. Francezi rekuperoi 1100 topa nga tabela në 103 ndeshje, 70 më pak se amerikani. Shërbeu 350 asist për 91 ndeshje, 28 më shumë se rivali i Cavaliers (në atë kohë). Wemby rrëmbeu 120 topa nga kundërshtari për 103 ndeshje, 29 më shumë se Lebron të cilin e shkatërron tek numri i ndeshjeve për 350 bllokime në NBA. 96 ndeshje iu deshën talentit të Spurs, krahasuar me 423 të James, te Cleveland. Ndërsa pas 100 ndeshjeve të para, numrat e Wembanyama-s janë sërish të jashtëzakonshëm: 225 gjuajtje për 3 pikë, 366 bllokime, 2273 pikë, 1053 topa të rekuperuar në tabelë,  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë