Drejtësia

I dënuar për dosjen ‘Xibraka’, nipi i diktatorit Enver Hoxha paraqitet në SPAK

Gazeta Si – Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, është paraqitur në SPAK të hënën e 6 janarit, por Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë detaje rreth arsyes së thirrjes së tij.

Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë, dosje e cila është rihapur nga SPAK pas një denocimi të kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili pretendon se i përfshirë është edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik 2017 me 13 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 6.8 vite për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ai u lirua nga burgu rreth një vit më vonë, më 13 shtator 2018, me liri parakohe me kusht nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë