Motosport

Binomi më i fortë në Formula 1

Kur duhen më shumë se dy muaj nga nisja e sezonit të 75 në botërorin e Formula 1 është zhvilluar një sondazh për binomin më të fortë të pilotëve. Siç dihet gjatë dhe në përfundim të kampionatit të kaluar, transferimet e pilotëve ishin ndër zhvillimet më të rëndësishme të këtij sporti. Rezultatet e sondazhit në pëfundim të votimit dhanë këto rezultate:

  • Binomi i pilotëve të Ferrari-t, Hamilton-Leclerc mori 56% të votave si dyshja më e fortë për edicionin e 75-të.
  • Në vendin e dytë por me diferencë për pëlqyeshmërinë mes tifozëve është çifti i McLaren, Norris-Piastri, që mori 29% të votave.
  • Binomi i Red Bull, Verstappen-Laëson kompleton podiumin me 6% të votave, ndërsa Albon-Sainz (5%) dhe Russell-Antonelli (1%) plotësuan 5-en e parë.
  • Transferimet e pilotëve për vitin 2025 panë mbërritjen e Hamilton te Ferrari, transferimin e Sainz te Williams dhe Liam Laëson të garojë përkrah Verstappen pas largimit të Sergio Perez nga Red Bull.
  • Mercedes zgjodhi Kimi Antonelli-n si partner të George Russell pas largimit të Hamilton drejt “Scuderi”-së.
  • McLaren qëndroi me të njëjtin binom – Norris dhe Piastri që do ta vazhdojnë aty ku e lanë në fund të 2024 si kampionë për konstruktorë.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë