Drejtësia

Pesë orë në SPAK për hetim pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: Jam denoncuar nga një qytetar anonim që nuk ekziston, kurth!

Nga Gazeta ‘Si’- Pasi është pyetur për disa orë këtë të enjte nga prokurorët e SPAK-ut, lidhur me një proces hetimi pasuror mbi të dhe familjarët e tij, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj deklaroi se bëhet fjalë për një kurth, një denoncim të bërë nga një qytetar anonim që nuk ekziston.

Përpara Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili sot mbante mbledhjen e radhës, Veliaj nënvizoi se nuk i shmanget hetimit.

“Jam denoncuar në menyrë anonime nga një Nesti Angoni, ky nuk ekziston, e dime çfarë emri dhe kulture lincuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa që nuk na mundin në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston, dihet se kë përfaqëson. Kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe verifikon që është kurth, kam qenë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku jetoj, ku banoj, ku isha përpara zgjedhjeve, ku do vazhdoj. Hyj tek jo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP, nuk kam bërë anti protesta, letra anonime.

Nuk i them SPAK plaç, kur shkon me letra anonime. Këtu do jemi, në maj. Do ju mundim me gjithë letra anonime. Këtu do jemi në këtë sallë”, tha Veliaj.

Pas fjalimit të tij, kryebashkiaku Veliaj u largua nga salla, çka solli reagimin e opozitës.

“Të vijë këtu, detyra që kishte sot ishte të bënte transparencë se çfarë ka ndodhur sot”, tha anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë