Përgjaken rrugën e vendit në dy aksidente rrugore të ndodhura mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe Fushë Krujë.
Sipas policisë, në rrugën “28 nëntori” në Tiranë, mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin e këmbësorit që ka ndëruar jetë, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë nga një tjetër aksident që ka ndodhur pranë fshatit Nikël në Fushë-Krujë, ka gjetur vdekjen 58 vjeçari Gezik Kaziu, banues në fshatin Tapizë të Krujës.
Mësohet se ai ishte duke ecur drejt shtëpisë së tij, kur u u përplas për vdekje nga një automjet rreth orës 17:40.
Goditja ka qenë e fortë dhe 58-vjeçari ka vdekur në vend, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ka nisur hetimi për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




