Lajme

Seancë në Kuvend? Studentët: Fake news! Tentativë për përçarje

Këshillat Studentorë kanë reaguar me anë të një deklaratë në lidhje me lajmin se studentët kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Në deklaratën e tyre ata hedhin poshtë këtë gjë dhe thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.

“Sot nga media jemi njohur me një fake news, sikur studentët kërkojnë që Kryeministri të mbledhë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar kërkesat tona. Bëjmë me dije çdo student se këto janë tentativa për te na përçare dhe se dialog me Kryeministrin ne nuk pranojmë. 8 kërkesat tona janë mese te qarta, te zeza mbi te bardhe dhe sqarojmë këdo se nuk do te ketë asnjë dialog pa u plotësuar këto 8 pika. Ne rast refuzimi nga Kryeministri, sqarojmë se protesta jone do te përshkallëzohet ne rang kombëtar. Kushdo qe kërkon dialog me Edi Ramën nuk përfaqëson interesin e studenteve”, lexohet në deklaratën e studentëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë