Nga Gazeta ‘Si’ – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Darko Kostadinovski, njoftoi se seanca përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të mbahet në periudhën prej 19 deri më 21 mars të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, janë propozuar mbi 20 emra si ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe ish-gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët do të ftohen për t’i dhënë mendimet e tyre. Finalizimi dhe publikimi i këtyre propozimeve, së bashku me çështje kontestuese juridike, pritet të bëhen të martën, më 24 dhjetor.
“Kushdo që mendon se, sundimi i ligjit dhe shteti ligjor do të pengohet nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, e ka të kotë! Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën”, deklaroi Kostadinovski gjatë një konference për media.
Ai shtoi se Kushtetuesja ka kërkuar edhe “këshilla miqësore – (amicus curiae)” nga Komisioni i Venecias, që do të miratohen në seancën e 14 dhe 15 marsit, dhe do të publikohen disa ditë më vonë (17 – 18 mars), para seancës.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Darko Kostadinovski, njoftoi të hënën se seanca përgatitore e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të mbahet në periudhën prej 19 deri më 21 mars të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, janë propozuar mbi 20 emra si ekspertë të së drejtës kushtetuese, të drejtës ndërkombëtare dhe ish-gjykatës nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të cilët do të ftohen për t’i dhënë mendimet e tyre. Finalizimi dhe publikimi i këtyre propozimeve, së bashku me çështje kontestuese juridike, pritet të bëhen të martën, më 24 dhjetor.
“Kushdo që mendon se, sundimi i ligjit dhe shteti ligjor do të pengohet nga manipulimet, presionet dhe ndikimet politike, e ka të kotë! Askush nuk është mbi Kushtetutën. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë Kushtetutën”, deklaroi Kostadinovski gjatë një konference për media.
Ai shtoi se Kushtetuesja ka kërkuar edhe “këshilla miqësore – (amicus curiae)” nga Komisioni i Venecias, që do të miratohen në seancën e 14 dhe 15 marsit, dhe do të publikohen disa ditë më vonë (17 – 18 mars), para seancës.
Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shtyjë seancën për vlerësimin e ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shkak se munguan dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, duke e bojkotuar kështu procesin.
Kostadinovski deklaroi se pret që të dy gjykatësit të jenë të pranishëm në seancën e ardhshme dhe t’i paraqesin argumentet e tyre juridike.
“Minimumi i kuorumit për punën e Gjykatës Kushtetuese është pesë gjyqtarë, vendimet merren me pesë vota, përveç nëse kërkohet shumicë e kualifikuar. Seanca përgatitore do të mbahet nëse plotësohen kushtet e minimumit të gjyqtarëve të pranishëm për punë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.