Muzike

‘Shkodra Elektronike’ fiton Fest 63! Kënga ‘Zjerm’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e ‘Shkodra Elektronike’ mori vlerësime të shumta si nga juria, nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë. Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë